Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake në territorin e Iranit, duke goditur të paktën dy lokacione, në Bandar Abbas dhe në ishullin Qeshm, raporton rrjeti NBC News duke cituar një zyrtar amerikan.
Sipas këtij zyrtari, operacioni është cilësuar si “mbrojtës” dhe nuk përbën rifillim të operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit.
Ndërkohë, edhe pse Donald Trump ka pezulluar “Project Freedom” – misionin për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit – të martën në mbrëmje, ky zyrtar nuk beson se ai do të rifillojë shpejt, pasi shqetësimet e shprehura nga Arabia Saudite dhe aleatët e tjerë të Gjirit për këtë mision ende nuk janë zgjidhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


