Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Prokuroria kërkoi dy vjet burgim efektiv, Gjykata e dënoi Xhelal...

LEX | Prokuroria kërkoi dy vjet burgim efektiv, Gjykata e dënoi Xhelal Sveçlën me një vit burgim me kusht

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton Sinjali.

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkoi që Sveçla të dënohej me dy vjet burgim efektiv dhe 3 mijë euro gjobë. Gjykata nuk e miratoi këtë propozim dhe vendosi t’i shqiptojë dënim me kusht.

Dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Sveçla nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të verifikimit.

Sveçla ishte shpallur fajtor më 2 shtator për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti lidhet me ngjarjen e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ishte hedhur gaz lotsjellës në sallën plenare.

Sipas aktakuzës, Sveçla e kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës, duke detyruar deputetët dhe personat e tjerë të pranishëm të largoheshin nga salla dhe duke shkaktuar ndërprerjen e seancës.

Gjatë gjykimit, Sveçla e kishte mohuar fajësinë, duke deklaruar se veprimi i tij kishte qenë aktivitet politik për kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kry trìjen e detyrave zyrtare”, Gjykata kishte marrë aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

LEX – Drejtësia nga Sinjali do ta përcjellë seancën dhe do t’ju mbajë të informuar për vendimin e Gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT