Prorkuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se është duke vazhduar t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për serbin R.B,. i cili dyshohet es ee kishte planfikuar vrasjen e një gruaje në Fushë Kosovë.
Në përgjigjen për Klankosova.tv, ky institucion thekson se më 5 dhjetori kaën bërë bastisjen dhe arrestimin e të dyshuar.
“Pas një pune hetimore disa mujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policisë së Kosovës, me datë 05.12.2024 është kryer bastisje, si dhe arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “përgatitja për kryerjen e veprës penale “vrasja” nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, “prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPRK-së, si dhe veprën penale “mashtrimi” nga neni 323 të KPRK-së. Prokurori i shtetit është duke vazhduar t’i marr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


