Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta.
Në njoftim thuhet se në në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona, përcjell Klankosova.tv.
“Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti,furnizimi,transportimi, prodhimi,këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse”.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



