Në Gjykatë Themelore të Prishtinës u mbajt sot seanca ndaj ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për vepren penale të spiunazhit.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh (dënim maksimal) në këtë rast që konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë që është trajtuar në Kosovë.
Shpallja e aktgjykimit në këtë rast pritet të bëhet të hënën më 27 prill, në ora 13:15, njofton Klankosova.tv.
Zhvillimet në këtë çështje i ka përcjellë nga afër edhe Klan Kosova.
Gjykata në Prishtinë: Spiunonte për BIA, serbja s’e pranoi fajin (VIDEO)


