Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeSeanca konstituive dështon sërish, vazhdon të dielën

Seanca konstituive dështon sërish, vazhdon të dielën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit pas insistimit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të hidhet në votim edhe propozimi i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pa u përfunduar më parë procedura për nënkryetarin e PDK-së.

Deputetët e LDK-së kanë kërkuar që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i dytë dhe të respektohet rendi i përcaktuar në procedurë, para se të kalohet te kandidati i tyre.

Pas largimit të LDK-së nga salla, Haxhiu ka njoftuar se seanca konstituive do të vazhdojë të dielën në orën 10:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT