Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeSeanca e jashtëzakonshme: Mocionet dështojnë, veç energjia “kalon” te deputetët

Seanca e jashtëzakonshme: Mocionet dështojnë, veç energjia “kalon” te deputetët

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite ishin pesë pika për shqyrtim.

Gjatë kësaj seance, nuk ka kaluar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie nga afatet procedurale për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026. Mocioni mori 58 vota për, 48 kundër dhe një abstenim.

Po ashtu, Kuvendi nuk miratoi shmangien nga afati procedural për Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, me 58 vota për, 48 kundër dhe 3 abstenime.

Nuk kaloi as mocioni për shmangie nga afatet e rregullta për Projektligjin për Energjinë Elektrike, i cili mori 61 vota për, 48 kundër dhe një abstenim.

Ndërkohë, në shqyrtim të parë, Projektligji nr.10/L-031 për Energjinë është miratuar në parim me 58 vota për dhe 15 kundër.

Gjithashtu, nuk ka kaluar as mocioni procedural për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pavarësisht se mori 62 vota për dhe 48 kundër, pasi nuk arriti shumicën e nevojshme për shmangie nga procedurat e rregullta. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT