Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeS’e përfill urdhrin e Gjykatës, i shkon te shtëpia bashkëshortes – përfundon...

S’e përfill urdhrin e Gjykatës, i shkon te shtëpia bashkëshortes – përfundon në pranga në Skenderaj

Një rast i mosrespektimit të urdhrit mbrojtës është regjistruar në Skenderaj, ku një burrë ka shkelur vendimin e Gjykatës dhe ka përfunduar në ndalim policor.

Ngjarja ka ndodhur më 15 prill rreth orës 15:30 në rrugën “Azem Bejta”.

Ngjarja ka dalë në dritë pasi ankuesja ka telefonuar policinë, duke raportuar se bashkëshorti i saj kishte shkuar te shtëpia e saj, në kundërshtim me urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.

Sipas saj, ai e ka shqetësuar, penguar dhe frikësuar, duke shkelur drejtpërdrejt vendimin gjyqësor.

Policia ka reaguar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin K. A rreth 36 vjeç dhe duke e shoqëruar në Stacionin Policor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Mos përfillje e Gjykatës” dhe mbetet në procedurë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT