Feride Rushiti, tashmë ish-kandidatja për postin e presidentit, ka thënë se nuk do të vazhdojë rrugëtim politik.
Në një deklarim për mediat, në shoqëri të kryeministrit Albin Kurti, ajo tha se nuk e ka ndjerë në asnjë moment se është duke u manipuluar.
“Si qytetare e Kosovës, që punoj me shtresat më të dëmtuara të shoqërisë, mendova se zgjedhja ime do të përkrahet nga të gjithë deputetët. Por, rrugëtimi im do të vazhdojë në organizatën që unë përfaqësoj”, deklaroi Rushiti.


