Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që shihen në fotografi, të cilët dyshohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa Policia ka apeluar te qytetarët që posedojnë informacione për identitetin apo vendndodhjen e tyre që t’i përcjellin ato te autoritetet.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje ”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes

emailit: [email protected].

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT