Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizRubio shkon në Izrael, udhëtimi i parë në Lindjen e Mesme si...

Rubio shkon në Izrael, udhëtimi i parë në Lindjen e Mesme si sekretar i Shtetit i ShBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Izrael të shtunën vonë në udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme, pas një propozimi nga presidenti Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Gaza, e që u kritikua nga aktorë të shumtë.

Trump së pari paraqiti sugjerimin që Egjipti dhe Jordania duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza më 25 janar, një propozim që ata e kundërshtuan fuqishëm.

Në një njoftim tronditës më 4 shkurt, pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington, Trump propozoi rivendosjen e 2.2 milionë palestinezëve të Gazës, dhe SHBA-ja të marrë kontrollin, duke e rizhvilluar atë e quajtur  “Rivierë e Lindjes së Mesme”.

Më 10 shkurt, ai tha se palestinezët nuk do të kishin të drejtën e kthimit në Gaza sipas planit të tij, duke kundërshtuar zyrtarët e tij që kishin sugjeruar që banorët e Gazës do të zhvendoseshin vetëm përkohësisht.

Komentet e presidentit amerikan i bënë jehonë frikës së kahershme palestineze për t’u dëbuar përgjithmonë nga shtëpitë e tyre dhe u etiketuan si një propozim për spastrim etnik nga disa kritikë.

Sulmi ushtarak i Izraelit në Gaza, aleat i SHBA-së, i ndalur tani nga një armëpushim i brishtë, ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë në 16 muajt e fundit, thotë Ministria e Shëndetësisë së Gazës, dhe ka provokuar akuza për gjenocid dhe krime lufte që Izraeli i mohon.

Sulmi zhvendosi brenda vendit pothuajse të gjithë popullsinë e Gazës dhe shkaktoi një krizë urie.

Rubio do të diskutojë për Gazën dhe pasojat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit gjatë udhëtimit dhe do të ndjekë qasjen e Trump për përpjekjen për të prishur status quon në rajon, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit javën e kaluar, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT