Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FIFA-s.
Vendimi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare, ku thuhet se FSHF i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom, për ta njoftuar për revokimin e mbështetjes së dhënë më herët.
Sipas FSHF-së, vendimi është marrë pas konsultimeve të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar.
Në komunikatë theksohet se ky hap vjen në përputhje me qëndrimet e një sërë federatash evropiane, të cilat kanë shprehur kundërshtime ndaj mënyrës së qeverisjes së FIFA-s dhe planeve të Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës dhe ngjarjeve të tjera tek investitorët privatë.
FSHF ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është një nga nënpresidentët e UEFA-s, ndërsa Uellsi ishte federata e parë që tërhoqi mbështetjen për Gianni Infantinon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


