Deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu, sonte do të jenë përballë Dukagjin Goranit, Azdren Shalës dhe Labinot Balajt, ku do të zbulojnë qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për një nga nyjat më të mëdha politike në vend – që është çështja e Presidentit.
– A e ka PDK-ja çelësin e zgjidhjes për Presidentin?
– A po kërkohet kompromis apo po përgatiten zgjedhje të reja?
– Kush po e mban peng zgjidhjen?
– A mund të dalë Presidenti nga një marrëveshje më e gjerë politike?
– Sa reale është mundësia e një kandidati konsensual?
– Çfarë roli synon të luajë PDK-ja në zhbllokimin e krizës politike?
Klan Kosova, 20:45.


