Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ndaj Kievit, duke e paraqitur vendimin si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë të Ukrainës gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e armatosura do të vazhdojnë sulmet me armë me precizion të lartë ndaj objektivave ushtarake në Kiev.
“Në përgjigje të sulmeve të regjimit të Kievit ndaj objektivave politikë në territorin rus, forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë dhe do të intensifikojnë bombardimet e tyre duke përdorur armë me precizion të lartë kundër objektivave ushtarake në Kiev”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Moska e ka akuzuar gjithashtu Ukrainën se po përpiqet të “pengojë shprehjen demokratike të vullnetit të popullit rus”, duke iu referuar sulmeve me dronë të raportuara gjatë procesit zgjedhor.
Deklarata e Moskës vjen në një kohë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, ndërsa të dyja palët kanë raportuar sulme me dronë dhe raketa ndaj territorit të njëra-tjetrës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


