Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova do të diskutohet për mbrojtjen, sigurinë dhe zotimet e partive politike për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
– Cilat janë kapacitetet reale të FSK-së?
– A po ecën transformimi i saj me ritmin e duhur?
– Sa mund t’i bëjë ballë Kosova kërcënimit nga Serbia?
– Si arrihet anëtarësimi në NATO?
– Dhe a mund ta komplikojë formimi i xhandarmërisë raportin me aleatët?
Këto dhe të tjera, i flasim me Gëzim Hazrollin, Rrahman Ramën dhe Bekë Berishën. Klan Kosova, 20:45.


