Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeRryma, uji, nafta…janë shtrenjtuar, Hamza: Vetëm pagat kanë mbetur të njëjta

Rryma, uji, nafta…janë shtrenjtuar, Hamza: Vetëm pagat kanë mbetur të njëjta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka bërë të ditur se ka vizituar familjen Prekazi në Prishtinë, ku ka diskutuar për rritjen e kostos së jetesës.

Përmes një videoje të publikuar në https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2015966328985195%2F&show_text=false&width=267&t=0“>Facebook, Hamza ka theksuar se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e shtrenjtimit të vazhdueshëm të produkteve bazike dhe shërbimeve.

“Rryma, uji, nafta, ushqimi, të gjitha janë shtrenjtuar. Vetëm pagat kanë mbetur të njëjta. Qytetarët po përballen me vështirësi gjithnjë e më të mëdha dhe për këto bisedova edhe me familjen Prekazi në Prishtinë. Familjet po e bartin barrën kryesore të kësaj krize dhe ato kanë nevojë për politika që i mbrojnë. Qytetarët tanë meritojnë jetë më të dinjitetshme!”, shkroi i pari i PDK-së./Klankosova.tv

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT