Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për progresin e punimeve në rrugën “Drumi i Telit” që lidh komunat Deçan dhe Gjakovë.
Në një postim në Facebook, Ramosaj ka bërë të ditur se segmenti rrugor në Sukën e Biteshit po shkon drejt asfaltimit.
“Deçani po lidhet me qytetin e Gjakovës te Suka e Biteshit”, thuhet në njoftimin e tij. /Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


