Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeRrokullisja e autoblindës, aksidenti nën hetim, një polic i theu brinjtë (VIDEO)

Rrokullisja e autoblindës, aksidenti nën hetim, një polic i theu brinjtë (VIDEO)

Autoblinda e zyrtarëve policorë derisa po kalonin kah fshati Grabovc i Zvecanit, mbrëmjen e së premtes, doli nga rruga dhe nga rrëshqitja policët e njësisë e speciale u lënduan.

Me shpejtësi të tetë policët u dërguan në spitalin e Mitrovicës Jugore. Aty shtabi emergjent ka reaguar menjëherë, ku pesë prej të lënduarve i lëshoi për në shtëpi e tre të tjerë i dërgoi në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Këta që nga spitali merrnin rrugë për në shtëpi, nuk kalonin pa i përshëndetur disa nga kolegët e tyre që erdhën shumë në numër për të iu qëndruar afër, bashkë edhe më drejtorin Gazmend Hoxha.

Të tjerët që kishin plagë në fytyrë e thyerje të gjymtyrëve nën kujdesin e mjekëve u dërguan për mjekim shtesë në Prishtinë.

Për njërin nga ta që është 30-vjeçar, mjekët deklaruan të shtunën se i ka thyer brinjët. Një tjetër u operua në këmbë.

Këta i vizitoi të premten mbrëma ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ai i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi që shkaqet e aksidentit po hetohen. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT