Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është zotuar se do t’i mbajë premtimet që i jep.
Së fundmi, ai ka deklaruar se pagat në sektorin publik do të rriten për 50 për qind, njofton Klankosova.tv.
“Fjalën publike e konsideroj që është kontratë e imja me votuesin, kontratë e imja me atë që e premtoj edhe kur e them jam i sigurt që i rri mbrapa”, tha Hamza.
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës theksoi se Kosova ka ngelur me pagat më të ulëta në regjion.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ai rikujtoi edhe njëherë se pagat do të rriten ashtu siç ka premtuar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


