Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar shtrenjtimin e radhës për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë për litër, duke kaluar nga 198 lekë në 202 lekë/litri. Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar rritje me 3 lekë, duke u tregtuar nga 185 lekë në 188 lekë/litri.
Vendimi ka hyrë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten ndryshime të reja në varësi të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar.
Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregut të karburanteve se në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara, do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit të tyre.
Në njoftim theksohet gjithashtu se institucionet përkatëse janë të angazhuara për të ruajtur stabilitetin e tregut dhe për të mbrojtur konsumatorët, ndërsa çmimet aktuale mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga aktet ligjore në fuqi, çka nënkupton zbatimin e plotë të akcizës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


