Protesta e 90-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është zhvilluar këtë të premte në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktivistëve dhe qytetarëve.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Marshimi përfundoi para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit vijuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndër kërkesat e protestuesve janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


