Një aeroplan luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në provincën Yalova të Turqisë.
Sipas informacioneve fillestare, piloti ka arritur të mbijetojë nga incidenti.
Menjëherë pas rrëzimit, në vendngjarje janë mobilizuar ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur ndërhyrjet e nevojshme.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që çuan në rrëzimin e aeroplanit.
Pritet që hetimi teknik të sqarojë se çfarë ndodhi gjatë fluturimit stërvitor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


