Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmePritjet në kufi shkojnë deri në 40 minuta, Muçibaba më e ngarkuara

Pritjet në kufi shkojnë deri në 40 minuta, Muçibaba më e ngarkuara

Pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës janë regjistruar në Muçibabë, ku qytetarët po presin rreth 40 minuta për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 17:34, në këtë pikë pritjet për dalje janë rreth 30 minuta.

Dheu i Bardhë, për hyrje po pritet 15 deri në 20 minuta, ndërsa për dalje rreth 30 minuta.

Pritje ka edhe në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova automjetet po presin 20 deri në 25 minuta, ndërsa për hyrje rreth 5 minuta.

Hani të Elezit, pritjet janë rreth 15 minuta për hyrje dhe 7 minuta për dalje. Në Jarinë, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 10 deri në 20 minuta për dalje.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, kryesisht nga 1 deri në 5 minuta.

Sa u përket kamionëve, në pikat e paraqitura nuk ka kolona të regjistruara dhe pritjet janë rreth 3 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT