Në njoftim thuhet se shërbimet “i kanë identifikuar me kohë personat me interes për sigurinë”, në prag të samitit ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tivat.
Mediat malazeze raportuan se një grup burrash “me të dhëna kriminale” mbërritën me aeroplan nga Beogradi për të “ofruar siguri në mënyrë joformale” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Autoritetet malazeze të sigurisë nuk i konfirmon këto raportime mediatike, megjithëse shtuan se ata “kanë mbledhur të dhëna operative dhe të inteligjencës që tregojnë pa mëdyshje se prania e këtyre individëve në territorin e Malit të Zi do të përbënte rrezik për sigurinë e brendshme dhe kombëtare”.
Zyra e Vuçiqit i tha Radios Evropa e Lirë që të kontaktojë “institucionet kompetente të Malit të Zi”.
Policia malazeze siguroi gjithashtu fotografi të gjërave të sekuestruara, duke përfshirë një pajisje komunikimi në distancë të gjatë, një stacion radioje detar, si dhe një banderolë me mbishkrimin “Serbia fiton”, e cila është përdorur nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit në tubimet e saj në muajt e fundit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


