Saturday, July 25, 2026
spot_img
HomeLajmeRrënimet në Ujman, Kajtazi: Vila e Radoiçiqit është ndërtu njëjtë, pse s’po...

Rrënimet në Ujman, Kajtazi: Vila e Radoiçiqit është ndërtu njëjtë, pse s’po e rrënoni? (VIDEO)

Gazetari Vehbi Kajtazi, tha se vila e terroristit serb, Millan Radoiçiq, duhet të rrënohet si ndërtim pa leje.

Megjithatë Kajtazi, në Rubikon të Klan Kosova, tha se në Kosovë ka rreth 352 mijë objekte pa leje, transmeton Klankosova.tv.

“Vila e Milan Radoiçiqit duhet të rrënohet, është objekt pa leje dhe duhet të rrënohet. Këtë e ndalon ligji për ndërtim, këtë e ndalon ligji për ujëra. Për me i marrë argumente tjera, sa objekte në Kosovë janë pa leje? Shumë mirë që i kanë rrënu, duhet me i rrënu ato krejt, por duhet me i respektu rregullat. Liburn Aliu më 8 dhjetor 2022 si ministër i Ambientit, ka deklaruar se në Kosovë janë 352 mijë ndërtime pa leje, rrjedhimisht i bie që pa leje janë 75% të objekteve të banimit dhe afarizmit”, tha gazetari Vehbi Kajtazi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT