Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeRrëfimi i gazetares: Vdekja tragjike e një vajze 15-muajshe për shkak të...

Rrëfimi i gazetares: Vdekja tragjike e një vajze 15-muajshe për shkak të mosvaksinimit (VIDEO) 

Gazetarja Paulina Nushi ka rrëfyer një histori prekëse që ka mbetur një nga më të rëndat në karrierën e saj, lidhur me vdekjen e një vajze 15-muajshe në Kosovë, si pasojë e fruthit.

Nushi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, kujtoi se ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe e cilëson si një nga storiet më të vështira që ka ndjekur.

Ajo flet për bisedën me nënën e vajzës, e cila kishte vaksinuar pesë fëmijë të tjerë dhe ata ishin të shëndetshëm, ndërkohë që vetëm vogëlushja, e cila nuk ishte vaksinuar, u infektua dhe vdiq.

“Vajza nuk u vaksinua, sepse kishte dëgjuar nga njerëzit e rrethit se vaksina mund të shkaktonte autizëm. Kjo ishte arsyeja që ajo nuk e vaksinoi fëmijën, dhe si rezultat, ajo e mori fruthin dhe nuk mbijetoi”,  tregoi Nushi, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Rrëfimi i gazetares: Vdekja tragjike e një vajze 15-muajshe për shkak të mosvaksinimit (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT