Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDiell dhe temperatura deri në 32°C nesër

Diell dhe temperatura deri në 32°C nesër

Moti nesër do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C.

Era do të jetë e lehtë dhe me drejtime të ndryshme.

Nga IHMK bëhet e ditur se kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për shkak të temperaturave të përshtatshme, motit të thatë dhe orëve të gjata me diell, të cilat krijojnë kushte optimale për pjekjen e drithërave.

Po ashtu, duke qenë në prag të fillimit të fushatës së korrje-shirjeve të grurit, kjo fundjavë vlerësohet si e përshtatshme për përgatitjen dhe nisjen e punimeve në arat me drithëra, si dhe për aktivitete të tjera bujqësore.

Sipas IHMK-së, në rrafshin e Dukagjinit korrjet pritet të fillojnë rreth 10 ditë më herët se në rrafshin e Kosovës, për shkak të kushteve më të favorshme klimatologjike./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT