Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ndihma humanitare në Venezuelë pas tërmeteve të fuqishme që goditën veriun e vendit, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe një krizë të thellë humanitare.
Sipas autoriteteve lokale, një pistë e aeroportit ndërkombëtar “Simón Bolívar” në Karakas është rikthyer në funksion, duke mundësuar uljen e avionëve ushtarakë amerikanë C-17, të cilët po transportojnë ndihma për zonat më të prekura nga katastrofa.
Ndërkohë, bilanci i viktimave vazhdon të rritet. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodríguez, ka bërë të ditur se të paktën 1,430 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë intensivisht, me ekipe ndërkombëtare që po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat dhe ofrimin e ndihmës emergjente.
Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, që goditën veriun e Venezuelës të mërkurën, kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe kanë lënë mijëra persona të zhvendosur, ndërsa autoritetet raportojnë edhe për dhjetëra mijëra të zhdukur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


