Wednesday, July 1, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahu bashkëshorten në banesë, 31-vjeçari përfundon në ndalim për 48 orë në...

Rrahu bashkëshorten në banesë, 31-vjeçari përfundon në ndalim për 48 orë në Podujevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar paraditen e së martës në Podujevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesat pranë kafiterisë “Ginger”, në Sheshin e Qytetit.

Pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën, A. P rreth 21 vjeç. Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, L. Rr. rreth 31 vjeç.

Policia ka intervistuar të dyja palët, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, L. Rr. është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT