Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë vonë në një nga restorantet në Gjakovë.
Si pasojë e rrahjes disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj deklaroi se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa prova.
“Në lidhje me rastin s’kemi ndonjë informacion se ka ndonjë person të plagosur nga arma e zjarrit. Janë disa persona të lënduar nga ky rast. Dy të dyshuar janë arrestuar”, tha ai për Klankosova.tv
Elezaj deklaroi se rasti është iniciuar si “Posedim ose mbajtje e paautorizuar e armës së zjarrit” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


