Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeRozhajë: Kujtohen refugjatët e vrarë mes “Orës së Maleve”

Rozhajë: Kujtohen refugjatët e vrarë mes “Orës së Maleve”

Në 27 vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovarë në komunën e Rozhajës, u mbajt organizimi i përvjetshëm “Ora e Maleve”.

Në edicionin e gjashtëmbëdhjetë eventi nisi me ekspozitën e piktorit Xhevdet Spahija, ku në thelb pati xhubletën shqiptare.

Më pas manifestimi vazhdoi me orën letrare ku u prezentuan dhjetra poezi, dhe poashtu u promovuan dy veprat e akademikut, Kujtim Shala, “Idioma” dhe “Fizika Naive”.

Me këngë e valle tradicionale para të pranishmëve doli Shoqëria Kulturore “Rapsha” nga Druma e Hotit, Malësi e Madhe.

Ky aktivitet shënohet në nderim të viktimave refugjatë për të kërkuar përgjegjësi për zbardhjen e krimit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT