Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeBanorët në Hereq: Kanalizimi u bllokua në korrik, ujërat e zeza dalin...

Banorët në Hereq: Kanalizimi u bllokua në korrik, ujërat e zeza dalin në rrugë – kërkojmë ndërhyrje

Banorët e fshatit Hereq të Gjakovës kanë ngritur shqetësim për një problem me kanalizimin, i cili, sipas tyre, vazhdon që nga 20 korriku dhe ende nuk është zgjidhur.

Në një ankesë të dërguar në Gazetën Sinjali, banorët thonë se të dy kanalizimet janë të bllokuara, ndërsa ujërat e zeza kanë dalë në rrugë, duke shkaktuar ndotje dhe erë të rëndë.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar në atë masë sa era e keqe ua vështirëson edhe hapjen e dritareve të shtëpive.

Banorët thonë se për problemin kanë njoftuar KRU “Radoniqi”, por pretendojnë se, pavarësisht ankesave, deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje për zhbllokimin apo riparimin e kanalizimit.

Ata bëjnë të ditur se nga KRU “Radoniqi” u është thënë se në atë zonë planifikohet ndërtimi i një kanalizimi të ri dhe se aktualisht është duke u diskutuar një marrëveshje me Komunën e Gjakovës.

Megjithatë, banorët shprehen të shqetësuar se realizimi i një projekti të ri mund të marrë kohë dhe kërkojnë që ndërkohë të ndërhyhet në sistemin ekzistues.

Ata kërkojnë nga KRU “Radoniqi” dhe Komuna e Gjakovës që të marrin masa të menjëhershme për zhbllokimin dhe riparimin e kanalizimit, të paktën si zgjidhje të përkohshme deri në realizimin e projektit të ri.

Banorët e konsiderojnë situatën shqetësim serioz për pastërtinë e mjedisit dhe kushtet e jetesës në zonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT