Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAAK-ja s’merr pjesë në seancën konstituive, Haradinaj: Mandatet e deputetëve janë djegur

AAK-ja s’merr pjesë në seancën konstituive, Haradinaj: Mandatet e deputetëve janë djegur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për 9 shtator.

I ftuar në emisionin “Canapé” në T7, Haradinaj tha se mandatet e deputetëve janë konsumuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit në afatet e parapara.

Sipas tij, mandati i parë ka përfunduar pa sukses, ndërsa edhe mandati i dytë është konsideruar i përfunduar pas seancës së 5 shtatorit.

Haradinaj ka vlerësuar se deputetët aktualisht nuk kanë mandat kushtetues për të marrë pjesë në një seancë të re dhe se çdo veprim i ndërmarrë në këtë situatë do të ishte jokushtetues.

AAK-ja kështu pritet të mos jetë pjesë e seancës së 9 shtatorit për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT