Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeShowbizRita Ora shkëlqen në të portokalltë ndërsa shijon një sesion muzikor në...

Rita Ora shkëlqen në të portokalltë ndërsa shijon një sesion muzikor në Apple Music

Rita Ora ka ndarë me fansat e saj disa momente të veçanta nga studioja e saj, duke shijuar një eksperiencë të veçantë me Apple Music.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka shpërndarë disa foto nga sesioni i saj, ku po kuron një orë të veçantë muzikore të quajtur “HEADRUSH”.


Në mbishkrimin e saj, Rita shkruan: “Në elementin tim me @applemusic duke kuruar orën time të muzikës HEADRUSH. Faleminderit që më ftuat. Cilën këngë duhet ta shtoj në playlistën time? E degjuat fragmentin e pabotuar?”.

Këngëtarja ka shpërndarë gjithashtu disa pamje ku shihet duke u fokusuar tek teknika dhe krijimi i atmosferës së përsosur muzikore.

Këto fotografi tregojnë Rita Orën në një studio moderne, duke kontrolluar pultin e muzikës dhe duke dëgjuar çdo detaj të kompozimeve të saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka zgjedhur një stil të veçantë veshjeje, duke u paraqitur me një xhaketë të kuqe dhe syze dielli, një kombinim që reflekton stilin e saj energjik dhe modern.

Rita Ora po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “All Natural”, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave dhe kritikëve të muzikës. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT