Wednesday, July 1, 2026
spot_img
HomeLajmeRifillojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Rifillojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin L.Ruhani që dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, derisa ishte me familjen, ka rifilluar edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas zëdhënësit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vëllazërim Qerimi, kërkimet ishin pezulluar mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të mungesës së dritës, ndërsa sot janë planifikuar të vazhdojnë nga ora 09:00.

Operacioni dje u zhvillua disa orë dhe akoma nuk dihet gjë për fatin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT