Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar martesën e nipit të tij, Luanit, në një ceremoni familjare ku nuk munguan figura të njohura.
Përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0E9B2PyRL5UuC3VGHYD4jEjMhocvL2gV8EiwKKsD3M6pSTYrHdufPh1x18T8H7G2xl&show_text=true&width=500“>Facebook, Haradinaj ka ndarë fotografi nga dasma, ku shihet së bashku me të ftuarit, ndër ta edhe Bac Rifat Jashari.
Në një nga fotografitë, Rifat Jashari shihet teksa ka vendosur dorën mbi qafën e Haradinajt.
“Urime martesën Luani i Shkëlzenit. Zemra plot, sot!”, ka shkruar Haradinaj në urimin e tij, krahas fotove./Klankosova.tv


