Në kongresin amerikan është prezantuar një rezolutë mbi të cilën kërkohet mbështetja e trupave të SHBA në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Në këtë rezolutë përmendet fakti që në vitet e fundit ka pasur tensione mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë si rasti i 6 gushtit 2022, sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjska, raporton Klankosova.tv.
Sipas kësaj rezolute një reduktim i turpave amerikane në personelin e KFOR-it do të ndikonte në stabilitetin dhe sigurinë në regjion.
Ndër kërkesat e kësaj rezolute është pohimi që vazhdimi i prezencës ushtarake të NATO-s në KFOR është vitale për të mirëmbajtur paqen dhe sigurinë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Më poshtë dokumenti.


