Bashkimi Europian ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të politikave të Beogradit ndaj sistemit gjyqësor, deklaroi komisionerja e BE-së për zgjerimin Marta Kos.
“Në këtë moment kemi pezulluar të gjitha pagesat (për Serbinë) në kuadër të planit të zhvillimit, sepse po shohim sërish regres në sistemin gjyqësor. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të mund të përfitojë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një konference për shtyp, citojnë mediat serbe.
Ky vendim merret në një periudhë kur brenda institucioneve evropiane po zhvillohen diskutime më intensive për vijimin e ndihmës financiare dhe ecurinë e përgjithshme të Serbisë drejt integrimit evropian.
Më herët, mediat raportuan se Brukseli po shqyrton bllokimin e 1.5 miliardë eurove ndihmë, për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


