Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizReali dështon sërish në La Liga, ndalet nga Osasuna

Reali dështon sërish në La Liga, ndalet nga Osasuna

Real Madridi ka dështuar të marrë pikë të plota në udhëtim te Osasuna, e cila e ndali me barazim.

“Mbretërit” kaluan në epërsi qysh në minutën e 15-të të takimit, ku Mbappe realizoi gol të bukur pas asistimit të Valverdes.

Ndërsa punët u komplikuan kur në minutën e 39-të të ndeshjes, Bellingham u ndëshkua me karton direkt të kuq duke e lënë Realin me 10 lojtarë në fushë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Realit, ndërsa pas një ore lojë, Osasuna fitoi penallti ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Budimir që vuri balancë në fushë.

Real Madridi tentoi deri në fund për të shënuar sërish, ku rastin më të mirë e pati Mbappe në fund të takimit, por goditja e tij u prit nga portieri vendas.

Kjo është ndeshja e tretë rresht që Reali dështon të marrë pikë në La Liga, por pavarësisht kësaj, pozicionohet në vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Osasuna gjendet në vendin e shtatë me 32 sosh.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT