Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeReal Madrid reagon ashpër, Valverden dhe Tchouameni rrezikojnë gjobën më të madhe...

Real Madrid reagon ashpër, Valverden dhe Tchouameni rrezikojnë gjobën më të madhe në histori

Skuadra e Real Madrid po përballet me një krizë të brendshme pas raportimeve për një përplasje të ashpër mes dy mesfushorëve kryesorë, Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, gjatë një seance stërvitore në qendrën sportive Valdebebas.

Sipas mediave ndërkombëtare, tensioni mes dy lojtarëve ka degjeneruar në një incident fizik, ku Valverde pësoi një dëmtim në kokë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit madrilenë kanë hapur menjëherë procedura disiplinore ndaj të dy futbollistëve.

Raportet e fundit sugjerojnë se drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë një ndëshkim financiar rekord, që mund të konsiderohet gjoba më e madhe në historinë moderne të klubit. Përveç gjobës ekonomike, të dy lojtarët rrezikojnë edhe pezullim të përkohshëm nga aktivitetet sportive të ekipit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT