Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeReal Madrid nënshkruan kontratë historike – rreth 100 milionë euro në vit

Real Madrid nënshkruan kontratë historike – rreth 100 milionë euro në vit

Real Madrid dhe Emirates kanë zyrtarizuar vazhdimin e partneritetit të tyre historik, duke e zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2031.

Sipas njoftimit zyrtar, kompania e linjës ajrore do të vazhdojë të qëndrojë në fanellën e “Los Blancos”, duke forcuar një nga bashkëpunimet më të suksesshme në futbollin botëror.

Me marrëveshjen e re, Real Madridi pritet të përfitojë rreth 100 milionë euro në sezon, duke u bërë lider absolut në të ardhurat nga sponsorizimet e fanellës në La Liga. Partneriteti mes dy palëve, i nisur në vitin 2011 dhe i forcuar në 2013, pritet të zgjasë rreth dy dekada.

Bashkëpunimi nuk kufizohet vetëm te ekipi i parë i meshkujve, por përfshin edhe ekipin e femrave, basketbollin dhe akademinë e klubit.

Të dyja palët e kanë cilësuar marrëveshjen si një aleancë strategjike që ka ndikuar në sukseset e klubit dhe në rritjen globale të markës së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT