Pritje deri në 25 minuta po regjistrohen mëngjesin e sotëm në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në ora 08:10, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku qytetarët në dalje nga Kosova po presin 20–25 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 150 metra.
Në Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 15–20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht 3–5 minuta, ndërsa për kamionë nuk raportohet pritje e theksuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


