Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti tragjik në Gjakovë, e konfirmon Policia raportimin e Sinjalit për 86-vjeçarin...

Rasti tragjik në Gjakovë, e konfirmon Policia raportimin e Sinjalit për 86-vjeçarin që u gjet i varur në litar

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 86-vjeçar është gjetur i varur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se ekipi i emergjencës mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.”, tha ai.

Sinjali mësoi se viktima është Muhamet Pozhegu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT