Vendimi i Gjykatës Supreme i dhënë në shkurt të këtij viti ndaj Dardan Krivaqës, që e dënoi me burg të përjetshëm, mund të ndryshohet nga një kolegj tjetër i po kësaj gjykate.
Këto ditë, në Supreme u dorëzua një shkresë për shkelje të procedurave gjatë gjykimit të tij për vrasjen mizore të bashkëjetueses Marigona Osmani, raporton Klan Kosova.
Se çka saktësisht shkroi në këtë dokument kundërshtues, Skender Musa, avokati i Krivaqës, i tha televizionit se nuk i lejohet të tregojë.
Por, avokatja Arbnora Shefkiu, që mbron Arbër Sejdiun, të dënuar me 15 vjet burg pasi i ndihmoi shokun në vrasje, konfirmoi që në Supreme është edhe një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.
Ajo tha se këtë e ka dorëzuar qysh në muajin maj të vitit të kaluar.
Avokatja tha se nuk e di pse kërkesa e saj nuk është trajtuar ende nga Supremja, ndonëse ka kaluar më shumë se 1 vit nga dorëzimi.
Këto raste, sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë, duhet trajtuar me shumë seriozitet.
E arsye pse nuk po bëhen të plotfuqishme vendimet e dhëna më burg të përjetshëm, thuhet se ka faj edhe Prokuroria.
Kronika më poshtë sjell detaje:


