Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti i “Golf 8”-ës, kompania akuzon edhe Xhafer Fetahun – vëllai i...

Rasti i “Golf 8”-ës, kompania akuzon edhe Xhafer Fetahun – vëllai i ish-banores së BBVK-së, dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të rëndë të dyshuar të shpërdorimit të pasurisë së huaj në Prishtinë, ku një veturë e marrë me qira për shfrytëzim të përkohshëm dyshohet se është shitur jashtë Kosovës.

Sinjali merr vesh se në rast është i përfshirë Gzim Dibrani, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se kishte marrë një veturë të tipit “Golf 8” nga kompania “Premium EX-IM” SHPK në Prishtinë, me marrëveshje për shfrytëzim njëjavor.

Sipas një prononcimi dhënë për Sinjalin nga kompania në fjalë, rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura është marrë me qira nga dy persona dhe më pas është shitur jashtë vendit, duke shkaktuar dëm financiar të konsiderueshëm.

Në deklaratën e dhënë për Sinjalin, përfaqësuesi i kompanisë E.S ka paraqitur një ankesë ndaj dy personave, Xhafer Fetahu(person i njohur për publikun si vëllau i ish-banorës së BBVK, Xheneta Fetahu) dhe Gzim Dibrani, duke pretenduar se veprimet e tyre kanë qenë të paligjshme dhe kanë shkaktuar humbje financiare.

Sipas tij, më 4 maj 2026, dy të dyshuarit kanë marrë veturën me qira për shtatë ditë, por në ditën e katërt e kanë shitur atë në Serbi, duke e arsyetuar veprimin me një borxh të pretenduar që sipas tyre ka shërbyer si shkak për transferimin e pronësisë.

“Kjo veprimtari ka çuar në shkelje të marrëveshjes së qiradhënies dhe ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar prej 30,000 €, duke ndikuar negativisht në situatën time financiare.”, thanë për Sinjalin nga kompania.

Pas denoncimit të rastit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT