Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti paralajmëron masa ndaj QPS-së dhe institucionet...

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti paralajmëron masa ndaj QPS-së dhe institucionet të tjera

Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka pranuar raportin final për rastin e familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, të trajtuar nga Qendra për Punë Sociale. Raporti është dorëzuar nga Inspektimi i Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Hoti për KosovaPress tha se raporti nxjerr përgjegjësi jo vetëm për QPS-në, por edhe për institucione të tjera, duke paralajmëruar masa ndëshkuese dhe disiplinore për të gjithë ata që kanë dështuar në trajtimin e rastit.

Ai paralajmëroi masa ndaj stafit të QPS-së në Lipjan dhe mundësinë e tërheqjes së licencave, nëse vërtetohet moszbatimi i obligimeve ligjore.

Sipas tij, rasti mbetet nën hetim nga Prokuroria dhe përgjegjësia është ndërinstitucionale, ndërsa po priten edhe verifikime shtesë nga Policia e Kosovës.

Hoti theksoi se “Një fëmijë sot është në spital, me gjymtyrë të dëmtuara, për faj të dikujt. Dikush duhet të marrë përgjegjësi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT