Në Maqedonia e Veriut, Gjykata Penale ka vendosur masa të ndryshme ndaj të dyshuarve në rastin e njohur si “Botox”, që lidhet me përdorimin e dyshuar të fillerëve dhe botoksit të falsifikuar te pacientët.
Sipas vendimit, gjashtë persona janë dërguar në paraburgim efektiv, katër të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa nëntë persona kanë marrë masa kujdesi.
Hetimet lidhen me një operacion të gjerë ku dyshohen mjekë, punonjës shëndetësorë dhe bashkëpunëtorë të tjerë për trajtime të paligjshme estetike.
Prokuroria ka njoftuar se në total janë arrestuar 14 persona, përfshirë staf nga institucione shëndetësore publike dhe private.
Autoritetet shëndetësore dhe organizatat profesionale kanë kërkuar hetim të plotë dhe zero tolerancë ndaj praktikave të paligjshme mjekësore, duke paralajmëruar rrezikun serioz për shëndetin e pacientëve dhe besimin në sistemin shëndetësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


