Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportimi i Sinjalit për gruan që dyshohet se ndoqi fëmijët me sëpatë,...

Raportimi i Sinjalit për gruan që dyshohet se ndoqi fëmijët me sëpatë, Prokuroria: Është ndaluar për 48 orë

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ndoqi disa fëmijë me sëpatë dhe dëmtoi inventarin e një parku në Prishtinë, rast për të cilin raportoi fillimisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi më 30 gusht, rreth orës 18:30, në rrugën “Vushtrria” në kryeqytet.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes, ku identifikoi dhe arrestoi të dyshuarën, 45-vjeçaren Valbona Bopoleku. Gjatë intervenimit u sekuestrua edhe sëpata që dyshohet se u përdor në incident.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka konfirmuar për Sinjalin se prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarës, me inicialet V.B., për 48 orë.

Ajo po hetohet për veprat penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321.

“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit në procedurë penale ndaj të pandehurës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Sinjalin.

Nga informacionet fillestare nuk raportohet për fëmijë të lënduar, ndërsa motivet dhe rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT