Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeKapet me 691 fishekzjarre në Morinë, arrestohet 36-vjeçari nga Prishtina

Kapet me 691 fishekzjarre në Morinë, arrestohet 36-vjeçari nga Prishtina

Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri për t’i shitur në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, Policia Kufitare ndaloi për inspektim të detajuar një automjet të tipit “Mercedes-Benz”, të drejtuar nga G.M.

Në automjet u gjetën 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Sipas Policisë, i dyshuari synonte t’i fuste ato në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, specialistët e Hetimit të Krimeve të DVKM-së në Kukës e arrestuan 36-vjeçarin nën dyshimin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Materialet e rastit i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT