Për vdekjen e gazetarit, Zijadin Gashi, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai thotë se shkuarja e tij në amshim është humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
“Thëllësisht i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit Zijadin Gashi. Shkuarja e tij në amshim është humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këto çaste të dhimbshme”, ka shkruar kandidati për kryeministër, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


